
“Punoni për atdheun sepse ai ka nevojë për ju dhe vetëm kështu mund të bëjë përpara”
Papa Françesku nëpërmjet Arqipeshkvit të Tiranë-Durrës Imzot Arjan Dodaj, i cili ndodhet në një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ka uruar dhe bekuar të rinjtë shqiptar. Në mesazhin e tij të shkurtër Papa Françesku u kërkon të rinjve që të punojnë për atdheun, sepse vetëm kështu vendi mund të shkojë përpara.
“Për ju të rinjtë shqiptar, një përshëndetje të përzemërt. Ju uroj më të mirën. Punoni për atdheun, sepse vetëm kështu atdheu shkon përpara, dhe atdheu ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë, Shën Mëria ju mbroftë dhe lutuni për mua”.
Papa Françesku bekon të rinjtë shqiptarë
— RTV KLAN (@rtvklan) October 23, 2023
LEXO MË SHUMË NË https://t.co/2y86VDEVj7 pic.twitter.com/IJk84JBD3o
