
Një 48-vjeçar shqiptar ka shkaktuar panik mes banorëve të Torinos, teksa spikati apartamentin e tij me benzinë duke kërcënuar t’i vinte flakën vetes.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së dielës, teksa shqiptari kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes dhe apartamentit në Corso Vercelli ku ishte kyçur brenda, pasi kishte derdhur benzinë?.
Protagonisti i incidentit, është një punëtor 48-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili me sa duket vendosi t’i jepte fund jetës pas një mosmarrëveshjeje familjare.
Alarmi u dha rreth orës 22:30 dhe disa patrulla zjarrfikëse mbërritën menjëherë në Corso Vercelli 368 dhe u përpoqën të shkonin në apartament.
Negociatorët e karabinierëve u vendosën jashtë dhe filluan të flisnin me punëtorin, ku pas tre orëve të lodhshme negociatash, 48-vjeçari vendosi të hiqte dorë nga plani i tij i zjarrvënies dhe t’u dorëzohej ushtarakëve, mjekëve dhe infermierëve të shërbimit të urgjencës mjekësore, të cilët më pas e transportuan atë në dhomën e urgjencës për vlerësim të mëtejshëm.
Zjarrfikësit më pas arritën të lironin apartamentin, ku burri kishte derdhur disa litra benzinë ??në mobilie dhe dysheme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
