LAJME / E Premte 26 Qershor 2026, 14:02

Pamje të trishta nga Përmeti, Shteti "shktërron" Banjat e Bënjës, ujërat termale ndryshojnë rrjedhën

Të trishta janë pamjet që vijnë nga Banjat e Bënjës në Përmet, një nga pikat më të njohura termale dhe turistike të vendit, e cila prej vitesh tërheq vizitorë vendas e të huaj për vlerat e saj kurative dhe natyrën e paprekur.

Në ditët e fundit, ndërhyrjet e kryera në zonë duket se kanë ndryshuar rrjedhën natyrore të ujërave termale. Si pasojë e gërmimeve dhe punimeve në terren, uji në disa prej vaskave është pakësuar ndjeshëm, ndërsa në disa raste është tharë pothuajse plotësisht, duke krijuar një panoramë krejt të pazakontë për këtë destinacion.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe gazetari Mentor Kikia, i cili shpreh shqetësimin se ndërhyrjet pa studime të plota profesionale mund të kenë dëmtuar ekuilibrin natyror të burimeve termale.

Sipas tij, mungesa e konsultimit me ekspertë të fushës dhe vendimmarrjet e nxituara në zona të mbrojtura apo me vlera të veçanta natyrore po sjellin pasoja të dukshme në terren, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si po menaxhohen këto pasuri natyrore.

“Te gjithe keto projektet strategjike ne zona te mbrojtura e te pa mbrojtura, me hotele, vila e apartamente, mund te kuptoj, edhe pse mund te mos jem dakord. Por, kete projektin e Llixhave te Bënjës ne Permet nuk e kuptoj dot, pastaj te vendos nese jam apo jo dakord.

Dmth, bene vaska te medha betoni! U devijuan burimet natyrore, u reduktua uji dhe vaskat u mbyten nga algat. Tani po e presin betonin per te shkurtuar lartesine/thellesine e vaskave. Po uji nga ka shkuar?”, shkruan ai ndër të tjera.

Te gjithe keto projektet strategjike ne zona te mbrojtura e te pa mbrojtura, me hotele, vila e apartamente, mund te kuptoj, edhe pse mund te mos jem dakord.

Por, kete projektin e Llixhave te Benjes ne Permet nuk e kuptoj dot, pastaj te vendos nese jam apo jo dakord.

Dmth, bene vaska te medha betoni!

U devijuan burimet natyrore, u reduktua uji dhe vaskat u mbyten nga algat.

Tani po e presin betonin per te shkurtuar lartesine/thellesine e vaskave.

Po si more nuk merrni nje inxhinier gjeolog ta pyesni, kur behte fjale per projekte te tilla.

Eshte njesoj si ai “projekti i madh” i pyllezimit te Lutes ku mbollen pisha te buta nga fidanishtet e Kavajes e u thane te gjithe per nje dimer sepse nuk u pershaten me zonen.

Po pyesni ore njerezit e fushes perkatese, nuk nevojitet vetem betonierja per te bere pune te mira, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE