
Pamje të rënda nga Drenasi: Një person therret në mes të rrugës, qytetarët të tronditur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas, ku një person dyshohet se është therur me mjet të mprehtë në mes të rrugës, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te qytetarët që ndodheshin në afërsi.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet pas incidentit, ku viktima shihet e shtrirë në tokë, ndërsa qytetarët përpiqen t’i ofrojnë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ekipeve emergjente.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për trajtimin e të lënduarit dhe sigurimin e zonës.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar lidhur me rrethanat e incidentit, motivin e sulmit apo gjendjen shëndetësore të personit të therur.
Rasti pritet të hetohet nga organet kompetente, ndërsa më shumë detaje priten pas reagimit zyrtar të Policisë së Kosovës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
