LAJME / E Shtunë 15 Nëntor 2025, 04:04

Pamje të reja: Shtëpia e "Big Brother VIP Kosova 4" do të jetë dykatëshe? (Video)

Producentja ekzekutive e “Big Brother VIP Kosova” (BBVK), Olsa Muhameti, ka rritur ndjeshëm kuriozitetin për edicionin e katërt të spektaklit, duke lënë të kuptohet se shtëpia e famshme mund të jetë këtë vit dykatëshe.

Nisja e BBVK4 është konfirmuar zyrtarisht për datën 17 Nëntor, me moderatorë sërish Alaudin Hamitin dhe Jonida Vokshin. Ndërkohë që pritjet për banorët janë në kulmin e tyre, Olsa Muhameti ka ndarë një video të shkurtër në InstaStory.

Në këtë video, ajo shfaqet duke u ngjitur në disa shkallë brenda shtëpisë së reality show-t, duke ngritur pyetjen: Mos ndoshta shtëpia e këtij sezoni të ri do të ketë një kat të dytë?

Ky detaj i pazakontë, i publikuar vetëm 3 ditë para nisjes së BBVK4, tregon se produksioni ka përgatitur ndryshime të mëdha strukturore, duke e bërë ambientin më të madh dhe më dinamik për banorët dhe lojën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE