
Një moment tejet i rëndë ka shënuar përfundimin e operacionit të kërkim-shpëtimit në Liqenin e Batllavës, ku familja e Lirim Ruhanit, 25 vjeç, është përballur me humbjen e tij.
Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale shihet momenti kur babai i të riut ndodhet pranë vendit ku autoritetet kanë nxjerrë trupin e pajetë nga ujërat e liqenit, pas dy ditësh kërkime intensive.
Lirim Ruhani ishte raportuar i zhdukur pasi dyshohej se kishte rënë në ujë gjatë kohës që ndodhej në Liqenin e Batllavës. Pas njoftimit, u organizua një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi me pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera kompetente.
Pas kërkimeve që zgjatën për dy ditë, ekipet e angazhuara arritën të lokalizonin dhe të nxirrnin trupin e 25-vjeçarit, duke i dhënë fund operacionit.
Ngjarja ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe komunitetin, ndërsa shumë qytetarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e të riut.
Autoritetet pritet të përfundojnë procedurat ligjore dhe hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
