LAJME / E Premte 17 Prill 2026, 17:05

Pak orë para protestës, Berisha zbulon SKENARIN!

Pak orë para protestës kombëtare të paralajmëruar përpara Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrjen e fundit qytetarëve që t’i bashkohen tubimit.

Në deklaratën e tij, Berisha theksoi se protesta do të jetë një “kryengritje paqësore”, duke e cilësuar atë si ndër më të fuqishmet që ka njohur vendi.

Ai u bëri apel qytetarëve të ngrihen kundër qeverisë dhe politikave të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar.


“Kryengritjen e tyre paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ngrihen mbi dhunën, për të mbrojtur nderin e çdo shqiptari ndaj një agresioni të rëndë, të një organizatë kriminale të drejtuar nga Rama. Akti i fundit i Ramës, është akti më armiqësor që ka ndërmarrë në serinë e akteve armiqësore. Bllokimi i heqjes së imunitetit nga Edi Rama ishte një mburojë për veten e tij pasi në dosjen e Ballukut Rama është aksionet me 60% të veprave kriminale që mban ajo dosje”, tha Berisha.

Ndërkohë sipas tij një tjetër arsye për t’u ngritur në protestë është dhe çmimi i naftës.

“Të gjitha vendet në Europë dyfishuan subvencionet për naftën për fermerët, Rama me një akt të papërgjeshmërisë absolute e hoqi dhe atë pak që jepte”, tha Berisha.

Skenari i kësaj protestë sipas Berishës do të jetë kryengritje paqësore, por që asgjë në botë nuk do ta ndalë.

“Kryengritja paqësore e opozitës nuk ndalet dhe nuk ka forcë në botë që ta ndalë, kjo kryengritje është jetike”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE