LAJME / E Mërkurë 1 Korrik 2026, 15:03

Sulmohet brutalisht analisti në Tiranë - detaje tronditese

Sipas deklarimeve të bëra në polici, Demaliaj ka pretenduar se është dhunuar menjëherë pasi ka dalë nga banesa, duke e lidhur ngjarjen me një konflikt të mëparshëm me një banor të zonës, i cili sipas tij e kishte akuzuar për denoncime ndaj policisë lidhur me parkimet e gabuara në rrugë.

Policia ka identifikuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes dhe e ka shpallur atë në kërkim. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit.

“Asgjë, po dilja nga shtëpia dhe dy veta të lagjes që kanë dyqan aty më sulmuan. Një polic po i vinte gjobë për parkim të gabuar. Më goditën me grushte se thanë që kam lajmëruar policinë, por nuk e kisha lajmëruar unë”, tha ai.

Demaliaj shtoi se kërcënime të vazhdueshme ka pasur, por jo armiqësi e as nuk i ka borxh njeriu.

”Nuk i kam borxh njeriu dhe as armiqësi, por kërcënime të vazhdueshme kam pasur, urrejtje kot. Si shqiptarët, shihemi online, në media, jemi një popull që veç urrejmë, por nuk e kuptojmë që me këtë do të shkatërrojmë vetveten”.

Ndër të tjera, analisti shqiptar u shpreh se nuk beson se e goditën për qëndrimet e tij politike.

“Shumë njerëz më thonë pse rri, pse ashtu, unë rri ku të më dojë qejfi mua. Nuk besoj që më rrahën për qëndrimet e politikës, por pse kam ngritur problemin për të pastruar parkimin e asaj zone, se nuk hyjmë dot në shtëpi. Këtu është vendi i cubave. Më dhunuan në sy të policisë. Po i kërkon policia, i ka gjetur, por nuk e di nëse i kanë kapur. A ka shtet këtu? E bëra denoncimin. Më dhunuan me grushte, ishin dy veta”, u shpreh Demaliaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE