LAJME / E Mërkurë 15 Tetor 2025, 10:10

“‘O Zot mbaj dorën!’ – Pyetja e deputetes ndaj Dumanit që ‘shpërtheu’ rrjetin!”

Ndryshe nga kolegët e saj të mazhorancës dhe opozitës, të cilët i drejtuan pyetje kreut të SPAK-ut kryesisht mbi arritjet dhe punën konkrete të institucionit, deputetja socialiste Zegjine Çaushi zgjodhi një qasje ndryshe: ajo kërkoi të dinte “arsyen” pse qytetarët kanë besim kaq të lartë te Prokuroria e Posaçme.

Gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ligjeve, Çaushi theksoi se sondazhet tregojnë një rritje të ndjeshme të besimit publik ndaj SPAK. Ajo pyeti kreun e institucionit, Altin Dumanin, lidhur me elementët që kanë ndikuar në këtë rritje besimi dhe çfarë duhet bërë për ta forcuar edhe më tej.

“Qytetarët tanë kanë një qasje shumë pozitive ndaj strukturës tuaj, ndryshe nga kolegët e opozitës që kanë nga marrin shembull për të mos besuar te drejtësia. Ky besim reflektohet edhe në raport. Pyetja ime lidhet me besimin publik, i cili është i ndjeshëm dhe ndikohet nga disa faktorë. Cilat janë elementët që sipas jush kanë rritur besimin e qytetarëve te ju? A mendoni se transparenca ka ndikuar? Dhe si mund të forcohet më tej ky besim?”, tha deputetja.

Altin Dumani dha një përgjigje të shkurtër, por të drejtpërdrejtë:

“Faleminderit për vlerësimin dhe pyetjen. Ajo që ndikon patjetër është puna. Pasja e rasteve konkrete dhe të suksesshme – vetëm kështu rritet besimi te opinioni publik.”

Ndërkohë, kjo pyetje e Çaushit ka ndezur rrjetet sociale, ku gazetarët Mentor Kikia dhe Klodian Tomorri kanë reaguar me ironi në profilin e tyre në Facebook.

“Hahahahahaha. O Zot mbaj dorën! Dumani raporton në Komision. Opozita mban fjalime: ‘Se krimi, se mafia, se pastrimi i parave, pse nuk arrestoni Edi Ramën?’ Dhe ti gati fik televizorin. Por flet Zeqineja! Bën pyetjen: ‘Cilët janë faktorët e rritjes së besimit te SPAK dhe si do ta rrisni më tej?’

Dumani: ‘Ngaqë punojmë shumë.’

Pastaj Gjin Gjoni thotë që gjyqësori është i korruptuar. Këtu s’mbaj më…”

Klodian Tomorri gjithashtu ironizoi:

“Zegjine Caushi: Cili është sekreti që është rritur kaq shumë besimi te SPAK? Se kolegët e opozitës nuk e kuptojnë këtë. Dhe çfarë duhet bërë që të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme?

Altin Dumani: Faleminderit shumë. Sa më shumë punon SPAK, aq më shumë rritet besimi”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE