LAJME / E Shtunë 14 Mars 2026, 15:03

O serbë, o hajna!” Protestës në Rrjoll i bashkohen qytetarë nga mbarë Shqipëria, TENSIONOHET situata: Policia tërheq zvarrë protestuesit (VIDEO)

Në ditën e 43-të të protestës së banorëve të Rrjollit kundër resortit turistik, situata mes tyre dhe efektivëve të policisë është tensionuar sërish sot.

Në pamjet e publikuara nga Portali Veriu Sot, banorët shikohen duke u konfrontuar fizikisht me Policinë e Shtetit, të cilët tentojnë t’i largojnë nga zona.

O hajna, o serbë! Mos guxoni të na prekni me dorë, jemi në tokat tona”, dëgjohen banorët e Rrjollit duke iu drejtuar efektivëve të Policisë me tone të larta.

Nga përplasjet e ashpra të ndodhura mesditën e sotme mësohet se disa prej tyre kanë marrë lëndime dhe ndodhen në qendra spitalore, ndërsa të tjerë janë vënë në pranga.

Sakaq, thuhet se protestës së sotme i janë bashkuar edhe qytetarë nga vende të tjera të Shqipërisë.

Kujtojmë se prej më shumë se një muaji banorët e Rrjollit po protestojnë kundër realizimit të resortit turistik “Blue Borgo”, për të cilin janë shprehur se është i padrejtë, sepse dokumentet e pronësisë vërtetojnë se prona është e tyre.

Nga ana tjetër, kompania që pritet të realizojë projektin në zonën e Baks-Rrjollit ka reaguar duke theksuar se realizimi i resortit turistik është në përputhje të plotë me ligjin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE