LAJME / E Enjte 5 Mars 2026, 14:02

Nuk votoi shkarkimin e Spiropalit, reagon Jozefina Topalli: Iu tregoj arsyen

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka sqaruar votën “kundër” për shkarkimin e Elisa Spiropali nga detyra e ministres së Jashtme në Parlament.

Sipas Topallit, ky veprim ka qenë rezultat i një lapsusi teknik dhe nuk përfaqëson qëndrimin apo vullnetin e saj politik.

Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën.

Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri.

Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik.

Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar”, tha Topalli, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE