
Një kontroll rutinë i policisë ka çuar në zbulimin e një rasti të pazakontë, pasi në sediljen e pasme të një veture u gjetën dy lopë të dyshuara të vjedhura.
Sipas informacioneve të publikuara nga autoritetet, efektivët ndaluan automjetin për një kontroll të zakonshëm, por gjatë inspektimit u përballën me një pamje të pazakontë. Në pjesën e pasme të veturës ndodheshin dy lopë, të cilat dyshohet se ishin vjedhur pak më herët nga një fermë.
Pas verifikimeve fillestare, policia arrestoi tre persona, të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vjedhjen dhe transportimin e kafshëve.
Hetimet paraprake kanë ngritur dyshimet se lopët ishin marrë nga një fermë në zonë dhe po transportoheshin në mënyrë të paligjshme kur automjeti u ndalua nga patrulla policore.
Kafshët janë sekuestruar dhe pritet t’i kthehen pronarit të ligjshëm pas përfundimit të procedurave përkatëse, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të verifikuar nëse të dyshuarit mund të lidhen edhe me raste të tjera të ngjashme.
Personat e arrestuar prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
