
Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Trabzonspor ka fituar në transfertë përballë Kocaelispor.
Sfida e vlefshme për javën e 18-të të Superligës turke, përfundoi 1-2.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e dytë për të tijët, që rezultoi të ishte goli i fitores dhe përmbysjes së madhe. Muçi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 91-të me një super goditje.
Kujtojmë se 24-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik.
Ai ia ka dalë që të shënojë 10 gola dhe të asistojë në 3 të tjerë deri tani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
