
Tensionet në Këshillin Bashkiak të Shkodrës mes të majtëve vijojnë. Edhe në mbledhjen e këtij fundmuaji, anëtarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Uarda Gjeka, debatoi ashpër me kryetarin e Këshillit Bashkiak, Oltion Luli, edhe pse të dy i përkasin të njëjtit grup politik, PS.
Gjeka dhe Luli debatuan lidhur me një diskutim për një draft-rregullore për dhënien e titujve të nderit.
Këshilltarja socialiste pretendon se kjo draft-rregullore nuk ka ardhur në këshill sipas përcaktimeve dhe afateve ligjore, gjë që kreu i Këshillit Bashkiak e kundërshtoi.
Debati mes tyre kaloi edhe në etiketime personale lidhur me aftësitë juridike dhe imponimin e mendimit juridik, që bie ndesh me ligjet në fuqi për draft-rregulloret. Përplasja shkoi deri në atë pikë sa Gjeka i kërkoi kryetarit të Këshillit Bashkiak të japë dorëheqjen, meqenëse është i pazot për këtë post. Kujtojmë se prej dhjetorit, edhe këshilltari tjetër i PS, Mirsad Basha, ka dalë publikisht kundër Bashkisë Shkodër, duke denoncuar punët e pabëra në qytet.
Gjeka: S’jeni këtu për të vënë veton dhe për të na mbyllur gojën. Ta dëgjojmë njëri-tjetrin me respekt. Ky është mos respekt që bëni ndaj meje.
Luli: Të lutem mos e thuaj atë gjë.
Gjeka: Është shumë e shëmtuar kjo që bëni. Nuk po respektoni rregulloren.
Luli: Mbaj mendimin tënd. Rregulloren unë e njoh shumë mirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
