
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin ndaj Besnik Pjetrit, i dyshuar si autor i vrasjes së ish-vjehrrit dhe ish-kunatit të tij në fshatin Grykë Zezë të Lezhës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 gusht 2022, pranë banesës së viktimave, ku 45-vjeçari dyshohet se kishte zënë pritë duke pritur kthimin e tyre në shtëpi. Babë e bir, Pjetër dhe Gentjan Përjaku, ishin kthyer nga Italia ku jetonin prej vitesh, pasi kishin marrë pjesë në një dasmë në vendlindje.
Ish-dhëndri kishte ndjekur lëvizjet e tyre dhe sapo ata mbërritën në banesë iu afrua dhe hapi zjarr me breshëri plumbash, duke i lënë të vdekur në vend. Dyshohet se krimi i rëndën ka ndodhur nga konfliktet e vazhdueshme që ai kishte me ish-bashkëshorten dhe familjen e saj.
Në vendimin e saj, gjykata ka pasqyruar dëshmitë e familjarëve të viktimave dhe rrethanat e ngjarjes. Sipas dëshmisë së bashkëshortes së viktimës, Pjetër Përjaku mbrëmjen e 29 gushtit 2022 familja ishte kthyer nga Italia dhe kishte shkuar në banesë, kur aty ka mbërritur Besnik Pjetri, ish-dhëndri i tyre.
Ajo ka deklaruar se ai ka qëlluar fillimisht me armë zjarri ndaj Pjetër Përjakut dhe më pas ndaj djalit të tij, Gentjan Përjaku, duke i vrarë të dy dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Gjykata ka argumentuar dëshminë e Besnik Pjetrit, ku ai ka deklaruar se krimi i rëndë ka ardhur pasi familjarët e ish-bashkëshortes nuk e lejonin të takonte vajzën e tij pas divorcit.
“I pandehuri në gjykimin në shkallë të parë ka deklaruar marrëdhënien e tij me bashkëshorten Dorina, shpenzimet dhe boshatisjen e llogarisë prej saj, largimin nga banesa dhe lidhjen me dikë tjetër, ndërsa është denoncuar nga ajo për dhunë ka kryer burg në Itali, ndërsa është rrahur nga vjehrri dhe vëllai i tij në Itali. Ai ka deklaruar se, në vazhdimësi ka kërkuar të takojë vajzat e tij, por nuk është lejuar.
Edhe ditën e ngjarjes ka menduar se, kishin ardhur edhe vajzat e tij dhe ka shkuar për t’i takuar. Ka marrë armën dhe se kudo që do ta kishin thirrur ai do të shkonte i armatosur. Ndërsa ditën e ngjarjes ka parë Pjetrin që ka futur dorën në çantë, Gentin nuk e ka parë fare dhe vetëm pas 3-4 ditësh ka mësuar se, kishin ndërruar jetë 2 persona. Armën e ka hedhur në mal dhe nuk ka ditur nga të shkojë,” argumenton gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
