LAJME / E Mërkurë 18 Mars 2026, 14:02

“Nuk e dinim për divorcin” – Flet familjarja e ish burrit të Xhuana Nikollit: Jemi të tronditur! Për aq sa e njoh unë, s’e besoj që vjehrra ka ushtruar dhunë

Një familjare e Eraldo Fizit, të riut të akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj partneres Xhuana Nikolli që i dha fund jetës duke u vetëhelmuar, ka rrëfyer detaje për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24.

Ajo tha se janë të tronditur nga ngjarja e rëndë dhe se nuk e kishin ditur edhe për divorcin. Sipas saj, ata kishin bërë një dasmë të madhe dhe se vjehrra ishte shumë e lumtur për ta. E pyetur në lidhje me raportimet se edhe e ëma e Eraldo Fizit ka ushtruar dhunë ndaj të resë, ajo theksoi se për sa e njeh nuk beson se mund ta ketë bërë këtë gjë.

“Nuk di të gjej fjalë për t’i ngushëlluar. Unë kam 40 vjet e martuar në këtë familje, janë familje që nuk janë për dhunë. Marrëdhënien që kemi me të, as nuk e kemi menduar dhe as nuk e mendoj. Halli më i madh është se nuk kthehet më ajo. Më duket e pabesueshme, nuk shpreh fjalë nga dhimbja. Unë për aq cfarë kam parë me sytë e mi…di që dhimbjen e kanë të madhe dhe të papërballueshme edhe këto vetë.

Ajo ka qenë e përkushtuar deri në ditën që është bërë dasma. Ka qenë e përkushtuar që të mos prishet dashuria e fëmijëve. Aq sa e njoh unë, nuk më shkon në mendje se ajo mund të ketë ushtruar dhunë. Jemi të shokuar edhe për divorcin, e kemi marrë vesh kur ka ndodhur ngjarja. Nuk e kemi ditur.”, u shpreh ajo.

Familjarja e Eraldo Fizit tregoi gjithashtu se për herë të fundit e kishte takuar çiftin pesë ditë pas dasmës, kur ata do të shkonin në Turqi për pushime, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE