
Pas shumë vitesh larg vëmendjes mediatike, Najada, e njohur nga publiku si “Nocja” e Big Brother 1, ka folur për herë të parë rreth fenomenit të sotëm të BBV.
E pyetur se kë mbështet këtë sezon, ajo nuk hezitoi të përmendte emrin e Mirit, duke treguar hapur preferencën e saj.
Najada u ndal edhe te tema e dashurisë brenda shtëpisë së Big Brother, një nga diskutimet më të nxehta të momentit. Ajo u shpreh se ndjenjat që lindin brenda shtëpisë mund të jenë të vërteta, por gjithçka varet nga ajo që ndodh jashtë:
“Brenda je më i fokusuar dhe çdo ndjenjë duket më e fortë, por jashtë varet si ecën lidhja.”
Deklarata e saj ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, duke rikthyer vëmendjen te një nga figurat më të njohura të edicionit të parë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
