LAJME / E Premte 9 Janar 2026, 01:01

Një stuhi e fortë me erëra të forta dhe shi të dendur ka goditur vendin me mijra shqiptare

Një stuhi e fortë me erëra të forta dhe shi të dendur ka goditur Stambollin, duke shkaktuar kaos dhe panik te qytetarët. Sipas raportimeve, stuhia ka shkaktuar një situatë të vështirë për avionët që po hasin problematika veçanërisht teksa tentojnë të ulen në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gokcen, teksa janë anuluar dhjetëra fluturime.

Në të njëjtën kohë, stuhia ka çuar në pezullimin e të gjitha shërbimeve të trageteve bregdetare. Sipas Qendrës së Koordinimit të Fatkeqësive të Komunës së Stambollit (ACOM), stuhia dhe reshjet ishin të dendura në të gjithë qytetin. Temperatura, e cila më herët kishte arritur në 17-18 gradë Celsius, pritej të bjerë me 10 gradë në mbrëmje.

Erërat e forta rrëzuan pemët në zona të ndryshme, duke dëmtuar makinat, ndërsa disa rrugë duhej të mbylleshin për shkak të rënies së pemëve.

Në Bahçelevler, një person u plagos pasi u zu poshtë nga një pemë që u rrëzua, thanë autoritetet. Shpejtësia e erës tejkaloi 70 kilometra në orë (43 mph) në disa zona. Probleme ka edhe në Dardanele, ku transporti është ndërprerë totalisht, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE