
Një objekt i çuditshëm, ende në flakë, është gjetur në një zonë të largët të shkretëtirës australiane, pa asnjë shenjë në tokë që të tregonte si kishte mbërritur aty. Policia e Australisë Perëndimore po drejton një hetim të madh pasi objekti u zbulua rreth orës 14:00 të së shtunës pranë një zone minerare, rreth 30 kilometra larg qytetit të vogël Newman.
Punonjësit e minierës gjetën objektin mbi një rrugë. Autoritetet po punojnë me hipotezën se ai ka rënë nga hapësira. Sipas vlerësimeve të para, objekti është i ndërtuar nga fibra karboni dhe mund të jetë një rezervuar presioni apo pjesë e një rakete, në përputhje me përbërjet e zakonshme të komponentëve hapësinorë, shkruan A2 CNN.
Byroja Australiane e Sigurisë Ajrore ka konfirmuar se objekti nuk i përket ndonjë avioni komercial. Fotot tregojnë një strukturë të madhe të zezë, të ngjashme me mbetje të tjera të njohura nga ri-hyrja në atmosferë.
Agjencia Hapësinore Australiane do të kryejë analiza teknike për të përcaktuar origjinën e saktë. Zona është tashmë e siguruar dhe nuk paraqet rrezik për publikun. (A2 Televizion), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
