LAJME / E Enjte 24 Korrik 2025, 21:09

Një larje që përfundoi në tragjedi: Mbytet adoleshenti në Lagunën e Patokut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lagunën e Patokut, ku dy të rinj 16-vjeçarë u futën për t’u larë, por vetëm njëri prej tyre arriti të shpëtojë.


Të rinjtë kaluan përmes kanalit që lidh lagunën me detin, por dyshohet se u zunë nga rrjedha e fortë. Njëri prej tyre u nxor me shpejtësi nga uji dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa për shokun e tij nisi menjëherë kërkimi nën ujë.

Trupi i pajetë u gjet nga polumbarët e RENEA-s pas disa orësh kërkimi. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Kurbinit dhe të Policisë Kufitare, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Një verë që duhej të ishte pushim, u kthye në fatkeqësi për dy familje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE