LAJME / E Mërkurë 24 Dhjetor 2025, 02:02

Një banor i verbër bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP Albania 5” ka nisur me zbulimin e një sekreti që ka prekur zemrat e publikut dhe ka rishkruar historinë e këtij formati në Shqipëri.

Ndonëse të shtunën u prezantua se banori i parë që shkeli në shtëpi ishte Miri i West Side Family, e vërteta është ndryshe.

Ledion Liço zbuloi sonte se shtëpia ka pasur një banor tjetër, i cili ka hyrë ditë përpara nisjes zyrtare të show-t.

Bëhet fjalë për një djalë të verbër, Stenaldo, i cili bëhet kështu konkurrenti i parë me këtë aftësi të kufizuar që i bashkohet formatit VIP në Shqipëri.

Arsyeja e hyrjes së tij të hershme dhe “sekrete” ishte mjaft specifike dhe e domosdoshme: atij iu dha kohë për të mësuar përmendësh ambientin dhe strukturën e shtëpisë, në mënyrë që të mund të lëvizë i pavarur.

Sonte, ai i është bashkuar zyrtarisht pjesës tjetër të banorëve, duke sjellë një mesazh të fortë gjithëpërfshirjeje dhe force, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE