LAJME / E Martë 3 Mars 2026, 17:05

"NJË FITORE E RËNDË" / Berisha fiton gjyqin me Lulzim Bashën!

Beteja disa vjeçare mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike ka përfunduar me heqjen dorë nga ish-kryetari i PD-së nga mbajtja e të gjitha simboleve dhe logove të kësaj force politike.

Së fundmi PD-ja njoftuar se ka marrë kontrollin edhe të faqes së Facebook me 320 mijë ndjekës, të quajtur “Demokratët Euroatlantikë”, faqe e cila më pak ka qenë me emrin Partia Demokratike e Shqipërisë.

Njoftimi i gjykatës së Apelit:

“Partia Demokratike e Shqipërisë lajmëron ri-aktivizimin e faqes tonë origjinale në Facebook.

Në vijim të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi Nr. 723, datë 11 Qershor 2024), i cili konfirmoi të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bëjmë me dije se emërtimi i përkohshëm në faqen e Facebook, “Demokratët Euroatlantikë” do të ndryshohet në “Partia Demokratike e Shqipërisë” për të reflektuar emrin e ligjshëm të institucionit”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE