
Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët edhe në tubimet e tyre kanë kërkuar të drejtën për ta zhvilluar
provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, grumbullimi i studentëve shqiptarë, por edhe atyre të ardhur nga RMV, nisi në sheshin Skënderbej, për ta vazhduar marshimin
drejt ambasadës së Maqedonisë.
Me thirrjen “Ne jemi bashkë”, studentët po zhvillojnë protestën në Tiranë, si një përgjigje kundër autoriteteve maqedonase, të cilat nuk i lejuan t’i bashkoheshin studentëve shqiptarë në Maqedoni në protestën e tyre në Shkup pak ditë më parë./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
