
Një ngjarje thellësisht tragjike ka tronditur vendin, duke sjellë në vëmendje një histori dhimbjeje që zgjati me muaj dhe përfundoi në mënyrën më të rëndë. Në fshatin Vashtëmi të bashkisë Maliq, një burrë 61-vjeçar është gjetur i pajetë, vetëm tre muaj pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Ismail Ismaili dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke qëlluar veten me një armë gjahu çifte. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se humbja e bashkëshortes, rreth tre muaj më parë, e kishte rënduar jashtëzakonisht gjendjen e tij psikologjike, duke e bërë të pamundur përballimin e dhimbjes së thellë që po përjetonte.
61-vjeçari jetonte së bashku me nënën e tij, e cila raportohet se ka qenë personi që e ka gjetur të pajetë në banesë. Fëmijët e tij, sipas informacioneve, jetojnë jashtë vendit.
Banorët e zonës tregojnë se që prej vdekjes së bashkëshortes, Ismaili shkonte çdo ditë në varrin e saj, ku qëndronte për orë të tëra, dhe kthehej në shtëpi i përlotur. Sipas tyre, dhimbja për humbjen e gruas ishte kthyer në një barrë të papërballueshme, që dita-ditës e kishte rrënuar emocionalisht.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie, e cila rikthen në vëmendje plagët e heshtura të dhimbjes psikologjike dhe vetmisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
