LAJME / E Mërkurë 29 Korrik 2026, 16:04

Ngjarja e trishtë, zjarri në Shkodër, e konfirmon policia: 3 viktima, mes tyre dy fëmijë 3 dhe 1 vjeç

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me zjarrin e rënë këtë të mërkurë në fshatin Domen të Postribës në Shkodër. Policia bën me dije se nga zjarri kanë humbur jetën 3 persona një 24-vjeçare dhe dy fëmijë të mitur 3 dhe 1 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 teksa policia po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE