LAJME / E Diel 28 Qershor 2026, 21:09

Ngjarje TRAGJIKE/ Humb jetën një person, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Jalë, në Bashkinë e Himarës, ku një person ka humbur jetën pas një aksidenti në dhomën e hotelit ku po qëndronte.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka rrëshqitur brenda dhomës së hotelit dhe ka goditur kokën me forcë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi mjekësor, i cili i ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka transportuar drejt Spitalit të Himarës.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Himarës, goditja në kokë i ka shkaktuar dëmtime shumë të rënda, përfshirë fraktura në kafkë dhe trauma të rënda cerebrale, që rezultuan fatale.

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një aksident. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE