LAJME / E Mërkurë 15 Tetor 2025, 15:03

“Ngjarje e tm*rrshme! Modelja 29-vjeçari vr*tet në ballkonin e apartamentit nga i dashuri jashtëmartesor”

Një ngjarje e rëndë tronditi Milano-n më 14 tetor, kur Pamela Genini, modele dhe sipërmarrëse 29-vjeçare nga Strozza, u vra në mënyrë brutale. Ajo u godit me thikë në ballkonin e apartamentit ku banonte, në katin e tretë të lagjes Gorla, nga Gianluca Soncin, 52 vjeç, me të cilin kishte pasur një lidhje jashtëmartesore.

Pas krimit, Soncin tentoi t’i jepte fund jetës duke u goditur vetë me thikë në fyt dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Niguarda të Milanos.

Fqinjët e viktimës janë shprehur se kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së tmerrshme. Pamela Genini kishte kaluar pjesë të jetës së saj mes Monte Karlos, Milanos dhe Dubait, duke u prezantuar në rrjetet sociale si “modele dhe sipërmarrëse e re”.

Ajo dhe shoqja e saj, Elisa Bortolotti, kishin krijuar një linjë bikinish nën markën “EP SheLux”, sipas faqes zyrtare të kompanisë.

Fatkeqësisht, ky akt i dhunshëm tronditi komunitetin lokal dhe lë pas një boshllëk të madh mes familjes dhe miqve të viktimës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE