LAJME / E Martë 24 Mars 2026, 10:10

Ngjarje e tmerrshme në Tiranë, një person i djegur në makinë. Dyshimet e policisë janë shokuese

Në gjendje kritike për jetën është një burrë në Tiranë, pasi u gjet i djegur në gradë ekstreme.

Mesohet se Burri është M.S., 50 vjeç, banor i Tiranës, cituar nga policia e kryeqytetit.

Ditën e djeshme, ai është gjetur në rrugën “Myslym Keta”, në gjendje serioze, pasi dyshohet se është vetëdjegur me benzinë, brenda automjetit të tij.

Policia tha se 50 vjeçari u dërgua dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE