
Ka ndërruar jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër pak orë pasi ra nga tarraca e azilit ku qëndronte. E moshuara, Sheqere Zeko ka mbërritur e pajetë në pavionin e traumës në këtë spital.
Mësohet se, fraktura në shpatull dhe në këmbë, kanë qenë plagët që ka marrë e ndjera në momentin kur ra nga tarraca e Azilit të Pleqve mesditën e sotme.
Sheqere Zeko ishte duke soditur natyrën në tarracën e Azilit teksa u rrëzua nga një lartësi prej 7 metrash çka i shkaktoi asaj dëmtime në pjesë të trupit.
Pasi është çuar në Spitalin e Gjirokastrës me autoambulancë, ajo i’u nënshtrua ekzaminimeve të zakonshme dhe gjendja e saj fillestare ishte e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Pas një ore, kondicioni fizik i saj u rëndua çka detyroi specialistët që t’a përcillnin për një trajtim më të specializuar në Spitalin Memorial të Fierit.
Mësohet se rrugës ajo ka ndërruar jetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
