LAJME / E Premte 8 Maj 2026, 15:03

Ngjarje e rende ne sheshin kryesor te Tiranes

Pak ditë pasi në Durrës një burrë i dehur shkaktoi aksident me dy fëmijë të vdekur, një incident i përsëritur është regjistruar në sheshin Skënderbej, ku një automjet pa targa raportohet të ketë hyrë me shpejtësi në zonën pedonale, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe turistëve që ndodheshin atje.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Toyota Verso”, i drejtuar nga shtetasi Viktor N., dyshohet se ka kaluar me shpejtësi në bulevardin “Zogu i I” dhe më pas ka çarë pengesat metalike në hyrje të sheshit, duke hyrë në zonën e këmbësorëve.

Më pas, mjeti ka kryer manovra të rrezikshme brenda sheshit dhe është përplasur me elementë betoni pranë Muzeut Kombëtar, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe turistëve të pranishëm. Ndërhyrja e policisë bashkiake

Dy punonjës të Policia Bashkiake e Tiranës kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke neutralizuar drejtuesin e mjetit. Sipas raportimeve, ata kanë arritur të ndalin automjetin duke i hequr çelësin dhe aktivizuar frenin e dorës.

Në momentin e ndalimit, drejtuesi i mjetit ka deklaruar se po shkonte drejt Ambasadës Amerikane për të bërë një denoncim ndaj autoriteteve vendore në Lezhë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE