LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 15:03

Ngjarje e rëndë në Istog mes një çifti të martuar

Konflikti mes bashkëshortëve në Istog përfundon në Polici, dyshohet se tentoi ta sulmojë me shishe birre në sy të fëmijëve

Një rast i dyshuar i dhunës në familje është raportuar në fshatin Llukafc i Thatë të Istogut, ku një konflikt verbal mes bashkëshortëve dyshohet se ka eskaluar në kërcënim fizik, ndërsa në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe fëmijët e familjes.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është denoncuar nga vetë viktima, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e Policisë pas përshkallëzimit të situatës. Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion të dy bashkëshortët për intervistim.

Bazuar në deklarimin e viktimës, A.K., ngjarja ka ndodhur gjatë një bisede jashtë shtëpisë, e cila më pas është shndërruar në debat të ashpër. Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj, M.K., fillimisht e ka ofenduar me fjalë fyese dhe më pas ka tentuar ta godasë me një shishe birre, por pa arritur ta qëllojë.

I dyshuari është dërguar në Stacionin Policor në Istog, ku është testuar me alkoolmetër. Rezultatet kanë treguar se ai kishte konsumuar alkool para incidentit.

Gjatë intervistimit, në praninë e avokatit sipas detyrës zyrtare, M.K. ka pranuar se mes tyre kishte pasur sharje reciproke, por ka mohuar pretendimet se kishte tentuar ta sulmonte bashkëshorten me shishe. Ai ka deklaruar se vetëm e kishte shtyrë atë gjatë konfliktit, i cili sipas tij kishte lindur për shkak të një situate që lidhej me djalin e tyre.

Pas përfundimit të procedurave fillestare, viktima ka deklaruar se dëshiron të kthehet në shtëpinë familjare dhe të vazhdojë jetesën me bashkëshortin.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Organet kompetente kanë bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti janë duke vazhduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE