
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Tiranë, pranë fshatit Spiten, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas pamjeve të siguruara nga Newsbomb, një nga automjetet ka pësuar dëmtime të mëdha në pjesën e përparme, ndërsa burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se një pasagjere e moshuar ka mbetur e bllokuar brenda automjetit.
Në vendngjarje ndodhet policia, ndërsa familjarët po përpiqen të ndihmojnë për nxjerrjen e saj nga mjeti.
Gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident nuk dihet ende, dhe priten më shumë informacione dhe reagime
nga autoritetet. Rruga është e bllokuar pjesërisht, dhe shoferët këshillohen të tregojnë kujdes në këtë segment rrugor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
