
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Maliqi, ka komentuar ngjarjen e rëndë me armë të ndodhur në Podujevë, duke hedhur poshtë pretendimet se motivi lidhej me borxhe financiare.
Sipas Maliqit, bazuar në informacionet që ka, rasti dyshohet të jetë pasojë e një hakmarrjeje, ndërsa konflikti mes palëve kishte rrënjë më të hershme.
Ai ka deklaruar se personi që në media përmendet si daja kishte qenë i arratisur jashtë vendit, duke lënë të kuptohet se ngjarja nuk lidhet me një mosmarrëveshje të çastit apo me çështje borxhesh, siç ishte aluduar fillimisht.
Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se nga incidenti me armë në qendër të Podujevës mbetën të plagosur disa persona, përfshirë edhe një kalimtar të rastit. Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
Deri më tani, organet e hetuesisë nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se motivi ka qenë hakmarrja, ndërsa hetimet për rastin janë ende në zhvillim. Autoritetet kanë bërë të ditur se më shumë informacione do të publikohen pas përfundimit të veprimeve hetimore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
