
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Holargos të Greqisë mbrëmjen e sotme, kur një burrë 57-vjeçar kreu vetëvrasje pasi qëlloi dhe plagosi gruan e tij.
Konkretisht, sipas informacioneve paraprake, 57-vjeçari qëlloi gruan 53-vjeçare në këmbë dhe më pas dyshohet se shkoi në shtëpinë e tyre dhe kreu vetëvrasje.
Policia thuhet se u thirr nga një fqinj i cili dëgjoi të shtënat, ndërsa burri u gjet me një plumb në kokë.
Gruaja i mbijetoi të shtënave dhe në plagë iu vendos një fashë për të ndaluar gjakderdhjen. Ajo u mor me ambulancë dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm “G. Gennimatas”.
Autori dhe viktima dyshohet se janë përfshirë në të shtëna dhe kanë qenë në posedim të armëve të ligjshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
