
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se duke filluar nga viti 2026, çdo qytetar shqiptar do të pajiset me identitetin e vet digjital.
Në një deklaratë publike, Rama theksoi se karta fizike e identitetit do të zhvendoset në celular apo kompjuter, duke funksionuar si një portofol digjital shumëfunksional, lehtësisht i përdorshëm drejtpërdrejt nga telefoni.
“Ndërkohë IdentiTek është angazhuar për zhvillimin e identitetit të ri digjital, që do të lejojë qytetarët të kenë dokumentet e tyre të identifikimit në telefon apo në kompjuter. Testet përfundimtare janë drejt përfundimit, dhe nga viti 2026 çdo shqiptar do të mund të pajiset me identitetin e vet digjital,” tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria po ecën në hap me Bashkimin Europian, i cili ka planifikuar që identiteti digjital të bëhet pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve europianë deri në vitin 2027, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
