
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel.
Begaj shprehu vlerësimin e tij për Engel-in, duke e konsideruar si një ndër personalitetet amerikane më të përkushtuara ndaj çështjes shqiptare dhe shqiptarëve.
“Sot u nda nga jeta Eliot Engel, një mik i madh i shqiptarëve dhe një derë gjithmonë e hapur për ta. Me mirënjohje të thellë, falënderojmë për gjithçka që bëri për Kosovën dhe për kombin shqiptar, veçanërisht në momentet më të vështira të historisë sonë.
Emri i tij do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe në zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të vyer, që qëndroi pranë nesh me përkushtim dhe guxim.
U prehsh në paqe!”, shkruan presidenti.
Ndërsa në njoftimin e Presidencës për mediat shtohet: “Nga sot shqiptarët kanë një mik më pak”.
Eliot Engel, është ndarë nga jeta të premten në moshën 79-vjeçare. Engel njihet si një nga mbështetësit kryesor të çështjes shqiptare, si ligjvënësi kryesor amerikan i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.
Ai u largua nga Kongresi amerikan në janar të vitit 2021, pas më shumë se tre dekadash në detyrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
