LAJME / E Diel 12 Korrik 2026, 21:09

Edi Rama “dorëzohet” përballë protestuesve, merr vendimin e paimagjinueshëm

Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë në zona të ndryshme të vendit, qytetarë të shumtë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes tubimeve dhe reagimeve në rrjetet sociale. Një pjesë e protestuesve kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa akuzojnë qeverinë për mënyrën e drejtimit të vendit dhe kërkojnë ndryshime politike.

Paralelisht me zhvillimet në terren, vëmendje kanë marrë edhe aktivitetet e kryeministrit në rrjetet sociale. Në postimet e fundit të publikuara në profilet e tij, është vënë re se në disa raste komentet janë të kufizuara, ndërsa në postime të tjera mundësia për të komentuar është çaktivizuar plotësisht. Ky veprim ka nxitur reagime dhe diskutime mes përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët e kanë interpretuar në mënyra të ndryshme.

Disa e konsiderojnë kufizimin e komenteve si një mënyrë për të shmangur gjuhën e urrejtjes, fyerjet apo komentet jashtë teme, ndërsa të tjerë e shohin si një përpjekje për të mos u përballur me kritikat dhe reagimet negative të qytetarëve. Deri më tani, kryeministri Rama nuk ka dhënë një shpjegim publik lidhur me arsyet e kufizimit ose bllokimit të komenteve në këto postime.

Ndërkohë, debati politik dhe reagimet në rrjetet sociale mbeten intensive, ndërsa protestat dhe zhvillimet e ardhshme pritet të vijojnë të mbajnë në qendër të vëmendjes opinionin publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE