
Nga dita e sotme bllokohet qarkullimi i automjeteve në drejtimin Tiranë–Rinas për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se bllokimi do të jetë në fuqi këtë të martë dhe të mërkurën (14 janar), nga ora 20:00 deri në 06:00.
Sipas ARRSH-së, gjatë këtij intervali qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative: Vorë–Fushë Krujë (kthesa e Rinasit), rruga dytësore, aksi Tiranë–Kamëz–Valias–Rinas, si dhe rruga Kashar–Thumanë e ndërtuar nga koncesionari.
“Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin: Ora 20:00 – 06:00 Datat 13–14.01.2026
Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative: Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit); Rruga dytësore; Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas; Rruga Kashar – Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të ndjekin sinjalistikën provizore dhe të planifikojnë lëvizjen në kohë”, thuhet në njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
