
Një iPhone 13 Pro në përdorim të Arsen Cenit i shërbeu SPAK-ut për të zbuluar mënyrën se si ka funksionuar grupi Prendi në sulmin me armë zjarri ndaj grupit Bajri në gusht të vitit 2024.
Nga këqyrja e të dhënave u përftua se Arsen Ceni ka kryer disa biseda në aplikacione të ndryshme si Signal dhe WhatsApp.
Nga bisedat e këqyrura vihet re se biseduesit thirren me pseudonime me njëri-tjetrin, si dhe përdorin pseudonime kur i referohen personave të tjerë.
Më konkretisht, Arsen Ceni e quan veten “Strategu”, ashtu siç është i regjistruar edhe në aplikacionin WhatsApp, ku përdor numrin e tij.
Andrea Prendi është i regjistruar në telefonin e Arsenit me pseudonimin “Q8” (si modeli i automjetit Audi Q8, të cilin e kanë në përdorim Andrea dhe e ka të regjistruar në emër të shtetasit Arsen Ceni).
Aleksandër Prendi thirret nga bashkëbiseduesit “Nusja”, Gëzim Prendi (i ati i Aleksandrit, Andreas dhe Pjetrit) thirret “Noizy”, ndërsa Pjetër Prendi (alias Pjetër Dragoti) thirret “Kapedani”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
