
Kreu i PS Edi Rama ka premtuar se si masë për rritjen e çmimit të naftës, do të jetë ulja e akcizës në rast se çmimi kap shifrën e 220 lekë për litër.
Ndërsa kreu i PD-së, Sali Berisha e ka konsideruar një deklaratë të tillë si cinizëm, ndërsa u shpreh se kreu i qeverisë është i parti që përfiton nga çmimi i naftës.
Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Berisha u shpreh gjithashtu se është pikërisht ky momenti kur shqiptarët duhet të reagojnë dhe të bllokojnë rrugët me makina, në mënyrë që të mos lejojnë më vjedhje të tilla.
Berisha: Cinizëm i ulët. Do të thotë që çmimi do të shkojë 220 lekë dhe ky është lubia që po përfiton më shumë nga çmimi i naftës.
Kur çmimi shkon 220 përfitimi i tij nga ky çmim rritet në 40 për qind dhe këtu zotohet se do të nxjerrë sytë e do të vërë vetullat, cinike dhe e turpshme.
Kjo është një motiv për çdo qytetarë të nxjerrim makinat të bllokojmë rrugët e të mos lëmë një kryehajdut të sillet në këtë mënyrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
