LAJME / E Diel 21 Dhjetor 2025, 18:06

Nënë e bir vdíqën njëri pas tjetrit në Lezhë

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, të afërm dhe banorë të zonës i dhanë sot lamtumirën e fundit nënës dhe birit, Aleksandër dhe Prenë Marku, të cilët u përcollën për në banesën e fundit këtë të diel.

Ngjarja e rëndë që tronditi komunitetin e Lalmit të Ri në Lezhë ndodhi mbrëmjen e së premtes, kur brenda pak orësh humbën jetën dy anëtarë të së njëjtës familje. Në lagjen Gurra, Aleksandër Marku, 42 vjeç, u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij të veglave të punës.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ndarja nga jeta ka ardhur për shkaqe natyrale. Zemra e 42-vjeçarit ndaloi së rrahuri duke lënë kështu jetimë katër fëmijët e tij, tre vajza dhe një djalë.

Pak orë më vonë, familjarët gjetën të pajetë edhe nënën e tij, Prenë Marku, 72 vjeçe, në banesën e saj në fshatin Lalm i Ri. Dyshohet se në gjendje të rënduar për shkak të humbjes të djalit të saj, ajo t’i ketë dhënë fund jetës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE