LAJME / E Enjte 15 Janar 2026, 12:12

Nëna HARRON të marrë vajzën nga shkolla, ja si u ndëshkua ajo...

një nënë nga Britania e Madhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pasi bëri publik faktin se ishte gjobitur nga shkolla e vajzës së saj, vetëm sepse e kishte lënë fëmijën disa minuta më shumë pas përfundimit të mësimit.

Hannah Thompson, nënë e tre fëmijëve, tregoi se kishte harruar të merrte vajzën e saj 7-vjeçare nga shkolla, pasi mendonte se ajo ndodhej në një klub pas shkolle. Sapo u njoftua nga stafi, ajo u kthye menjëherë për ta marrë, por disa muaj më vonë u informua se do t’i vinte një pagesë prej 5 paundësh për vonesën.

Sipas saj, bëhej fjalë për një gabim njerëzor dhe jo për neglizhencë të qëllimshme. Reagimi i shkollës e revoltoi edhe më shumë, pasi nëna ngriti shqetësime për ditët e shumta pa mësim për shkak të motit, trajnimet e mësuesve dhe mungesën e ushqimit të ngrohtë në shkollë për muaj të tërë.

Shumë prindër u rreshtuan në krah të nënës, duke e konsideruar gjobën të padrejtë dhe një mënyrë për të mbledhur para nga familjet. Të tjerë, megjithatë, argumentuan se nuk bëhej fjalë për gjobë, por për tarifë kujdesi pas orarit, e cila zbatohet për të mbuluar shpenzimet e stafit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE