
Një krim i rëndë ka tronditur SHBA-në, ku një 35-vjeçare akuzohet se ka vrarë dy fëmijët e saj të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në New Jersey dhe Priyatharsini Natarajan u arrestua për mbytjen e dy fëmijëve, të moshës 5 dhe 7 vjeç, brenda shtëpisë së tyre. Sipas raportimeve të mediave amerikane, babai i fëmijëve u kthye nga puna dhe i gjeti dy djemtë pa ndjenja.
Ai menjëherë telefonoi 911, por ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë. Motivi për vrasjen e dyfishtë është ende i panjohur. Priyatharsini Natarajan po mbahet në burgun e Qarkut Somerset dhe pritet të paraqitet në gjykatë në ditët në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
