LAJME / E Enjte 15 Janar 2026, 03:03

Në pranga për arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, kush janë 8 të arrestuarit, mes tyre edhe një grua

Tetë persona janë arrestuar pas arratisjes së Altin Ndocit ditën e djeshme nga spitali i Durrësit.

Mes të arrestuarve janë dhe kryeinfermieri dhe zëvendës shefi i komanduar i policisë.

-Desdemon Pazaj, zëvendës shefi i policisë

-Pesë policët e shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela

Rreth orës 13.00 të së martës ai është shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit.

Në pritje të vizitës mjekësore ai ka kërkuar të shkojë në tualet.

Me të dalë nga aty ka përfituar dhe ka goditur në befasi efektivin e policisë së burgjeve që po e ruante dhe menjëherë është larguar me vrap, ku e priste një automjet tip ‘Audi” me të cilin është larguar.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet.

Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se nuk janë respektuar protokollet e shoqërimit për numrin e efektivëve të policisë së burgjeve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave të tyre mjekësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE