Braild Aga, 27 vjeç dhe Ronaldo Spahiu, 27 vjeç janë dy të rinjtë e arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës pasi akuzohen se furnizonin me lëndë narktike shtetas të tjerë, të cilët më pas e shisnin kokaiën me doza.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se përgjimet kishin nisin 3 muaj më parë. Nga hetimet rezultoi se dy të arrestuarit bazën e kishin në zonën e Pezës. Lënda narkotike përpunohej aty e më pas ndahej në doza dhe shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës, si Kombinat, Selitë, ish Bllok e Astir.
Gjatë kontrolleve fizike në automjet dhe në banesa policia u gjeti të rinjve 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.
Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE