LAJME / E Enjte 25 Janar 2024, 17:05

“Në një prej shtëpive të tij jetonte e veja dhe vajza e Nikës”, zbulohet lidhja e mjekut me ‘të fortin’ e Bulqizës

Mjeku Dervish Hasi i arrestuar dhe i lënë në burg për prostitucion me të mitura, ka njohje me Gjin Nikën, i njohur ndryshe si "i forti i Bulqizës".

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se në një prej shtëpive të Hasit, jetonte e veja dhe vajza e Gjin Nikës, i vrarë në atentat 10 vite më parë. Ajo thotë se më parë Nika është hetuar për rekrutim të besimtarëve në Siri por për shkak të vdekjes së tij, hetimet u pushuan.

Ajo thotë se prokuroria duhet të hetojë lidhjen mes Nikës dhe Hasit pasi ngre dyshime se mjeku i cili prej dy vitesh ishte i lidhur me një 16-vjeçare, mund të jetë përfshirë në trafikimin e vajzave.

Ajo përmend faktin se gruaja e parë e Gjin Nikës ishte motra e Dervish Hasit, por Nika kishte dhe dy gra të tjera.

Kardiokirurgu Dervish Hasi dhe lidhja me Gjin Nikën! Gjin Nika njihej si i "forti" i Bulqizës. Ai u ekzekutua në një atentat mafioz 10 vite më parë në afërsi të Urës së Tapizës në prill 2014. Nika ishte një nga eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar. I forti i Bulqizës ishte i martuar dhe në mos gaboj baba i një fëmije. Një femijë që sot po e rrit mjeku kardiokirurg i spitalit Shefqet Ndroqi, Dervish Hasi.

Ky i fundit u arrestua pasi dyshohet për trafik të miturash dhe pornografi, për shkak të marrëdhënies së tij me një të mitur. Vajza iu tha hetuesve se u martua nga një hoxhë (aktivitetin e hoxhës duhet ta hetojë prokuroria) me Dervish Hasin në një kohë që ai kishte një martesë me gruan e parë dhe dy gra të tjera. Gjjin Nika, dyshohej edhe për rekrutim të besimtarëve dhe dërgimit të tyre për xhihad në Siri. Akuzat ndaj tij s'u provuan pasi hetimet u pushuan për shkak të vdekjes.

10 vite më vonë, emri i tij del në skenë. Dervish Hasi rezulton lidhje e tij e vjetër dhe ka në një nga shtëpite e tij të vejën e Gjin Nikës dhe femijën e tij. A duhet që prokurorja të hetojë në këtë drejtim? A duhet që prokuroria të hetojë përfshirjen e Dervish Hasit me grupet kriminale? A duhet hetuar nëse Hasi është përfshirë në rekrutim grash e vajzash për ti trafikuar?

Mendoj se po! Po bëj shtesë statusi. Nuk doja të merresha me jetën e Gjin Nikës. Atëherë gruaja e parë e Nikës ishte motra e Dervish Hasit. Por Nika kishte dhe dy gra të tjera! joq-albania.com