
Federata Shqiptare e Futbollit përuron mini-fushë në nder të Martin Canit, 14-vjeçarit të vrarë tragjikisht në 2024
Në një ceremoni të zhvilluar në prani të familjarëve dhe përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, është përuruar një mini-fushë futbolli që do të mbajë emrin e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën tragjikisht në nëntor të vitit 2024 si pasojë e një ngjarjeje të rëndë me dhunë nga një bashkëmoshatar.Ky investim i Federata Shqiptare e Futbollit vjen si një homazh për të miturin, i cili njihej si i apasionuar pas futbollit dhe me potencial sportiv. Përfaqësues të FSHF-së theksuan se qëllimi i këtij projekti është jo vetëm përjetësimi i kujtimit të tij, por edhe nxitja e fëmijëve dhe të rinjve drejt sportit si alternativë zhvillimi dhe bashkimi.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, mes tyre Anila Basha, si dhe familjarët e Martinit, të cilët u shprehën mirënjohës për këtë gjest simbolik dhe emocional.
“Shpresoj që kjo hapësirë të sjellë gjithmonë energjinë pozitive që kishte Martini dhe të shërbejë për fëmijët e komunitetit,” u shpreh nëna e tij, ndërsa babai falënderoi Federatën për mbështetjen dhe kujtesën ndaj djalit të tyre.
FSHF e cilësoi këtë projekt si më shumë se një investim sportiv, duke e quajtur një mesazh kundër dhunës dhe një thirrje për të rinjtë që të zgjedhin sportin si rrugë të shëndetshme jetese dhe edukimido t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
