LAJME / E Hënë 2 Mars 2026, 22:10

Në kohë rekord! LAJM I MIRË: Qeveria Rama e bën gati, nesër do të hapet…

Nesër (të martën) në orën 12:00 do të hapet rruga provizore në aksin Librazhd-Prrenjas, duke zhbllokuar qarkullimin drejt juglindjes.

Lajmin e bëri të ditur kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili tha se kalimi do të jetë për të gjitha mjetet, makina të vogla, mjete transporti të qytetarëve dhe kamionat. Rruga provizore po ndërtohet midis Korridorit VIII dhe rrugës ekzistuese e cila është shembur.

Ndërkohë kreu i ARRSH-së, Ami Kozeli është shprehur se aksi i ri alternativ i rrugës Librazhd-Prrenjas do të ketë një gjerësi prej 9 metër.

Rruga do të hapet duke filluar nga dita e nesërme në orën 12:00. Gjatë kësaj periudhe, masat që morëm në këshillin teknik për devijimin e rrjedhës së lumit, që të mos godisnin më poshtë hekurudhës dhe me lehtësimin e trupit të rrëshqitur na shërbeu shumë për të bërë punën parapërgatitore që u bë gjatë këtyre ditëve, për të bërë të mundur hapjen e trafikut. Aksi i ri do të jetë i hapur për të gjitha mjetet. Rruga nuk ka shfaqur asnjë lloj cedimi. Kjo është edhe fryt i masave të marra gjatë këtyre ditëve, ku është devijimi i rrjedhës së lumit që na ka shmangur goditjen nga poshtë. Ai aks do të ketë një gjerësi prej 9 metër. Ne si Autiritet morëm vendim për pezullimin e punimeve në Korridorin VIII, deri në përfundim të punimeve për rrugën alternative”, tha Kozeli, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE