LAJME / E Mërkurë 8 Prill 2026, 12:12

Në gjendje të dehur, shoferi përpl*s me makinë 2-vjeçarin, v*gëlushi përfundon në spital

Një aksident është regjistruar në Ksamil, ku një 2-vjeçar u përplas nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hasan Tahsini”, ku një 48-vjeçar, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, aksidentoi të miturin. 2-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin  e mjekëve.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 48 vjeç, banues në Ksamil, i cili, në rrugën “Hasan Tahsini”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2 vjeç.

I mituri ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE