
Të gjithë individët të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme mund të kanë të drejtë të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut nga data 1 janar deri në 30 shtator 2026.
Për procesin e llogaritjes së vlerës së pronës, tatimi do të jetë 5%, nga 15% që paguhet sot, nëse shet pronën. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet.
Konkretisht, nëse një person ka blerë një pronë 100 mijë euro dhe sot e shet 120 mijë euro, ai do të duhet të paguaj 15% tatimin për këtë diferencë prej 20 mijë eurosh qytetari i detyrohet shtetit 3 mijë euro, ndërsa me këtë ndryshim ligjor kur bëhet përafrimi i çmimit me vlerën e tregut tatimi zbret në 5%, dhe paguan 1000 euro.
Rivlerësim të pronës, apartamentit, apo truallit nuk do të bëjnë vetëm qytetarët por edhe bizneset, po me normë tatimore 5%. Përfitues të këtij procesi do të jenë edhe ata individë që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë por për këtë rast procedurat e rivlerësimit dhe pagesës për rastet e parashikuara në këtë nen përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
